Çaji jeshil, shërues i kancerit të lëkurës

Përveç efekteve të tjera pozitive, shkencëtarët kanë zbuluar te çaji jeshil edhe një efekt tjetër, ai i shërimit të kancerit të lëkurës.

Ekstrakti është shumë i dobët për të bërë një ndikim kur konsumohet në çaj nëpërmjet gojës, ndërsa kur ai u injektua në qelizat e kancerit në laborator bëri të tkurren ose zhduken dy të tretat e qelizave kancerogjene.
Shkencëtarët në universitetet e “Strathclyde” dhe “Glasgow”, të cilët kanë kryer hulumtimin, zbuluan se ekstrakti, i njohur si “epigallocatechin” (EGCG), nuk  pati efekte anësore mbi qelizat e tjera apo indet.
Testet janë bërë në dy lloje tumoresh që shfaqen në lëkurë: epidermoid, i cili formon shtresëza si shkallë në sipërfaqe të lëkurës dhe melanoma, që shpesh zhvillohet në njerëz që kanë moles në lëkurën e tyre.
Në të dy studimet, 40 për qind e tumoreve u zhdukën, ndërsa 30 për qind e tyre të llojit karcinomë dhe 20 për qind të rasteve të melanomas u tkurrën.
Një tjetër 10 për qindësh i tumoreve melanoma janë stabilizuar, duke mos i lejuar ato të zhvillohen, por të tkurren pak nga pak.
Falë këtij zbulimi, në Britaninë e Madhe janë diagnostikuar rreth 10 mijë njerëz me melanoma çdo vit, më tepër gratë.

(Start)

 

 

You must be logged in to post a comment Login