Britania, kredi pa interes për studentët myslimanë

Money

Britania po shqyrton idenë e futjes së sistemit të kredisë, i cili do të përputhet me parimet e financave islame.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Daved Willetts ka publikuar planet për zhvillimin e ligjit, i cili respekton sheriatin, duke krijuar lehtësira të shumta për studentët myslimanë gjatë studimeve të tyre.

Sistemi i propozuar do t’ju lejojë atyre që të marrin kredi pa interes, duke e kompensuar atë gjatë viteve të studimit.

“Kredia në përputhje me ligjet islame do t’ju ofrojë studentëve qasje më të madhe në universitet dhe do të ndihmojë Britaninë që të ketë rritje ekonomike më afatgjatë”, tha Willetts në një komunikim me gazetarët.

Kreditë e propozuara do të jenë të hapura jo vetëm për studentët myslimanë, por për të gjithë ata të cilët i respektojnë parimet financiare pa interes.

Britania tashmë është njohur mirë me financat islame. Vetë kryeministri britanik, Daved Cameron, duke folur në Forumin Botëror Ekonomik në Londër, ka thënë se ai dëshiron ta bëjë Britaninë një nga kryeqytetet e financave islame.

You must be logged in to post a comment Login