Bremen – Gjermani, myslimanët do të kenë status zyrtar

myslimane gjermaniMë 15 janar ndërmjet qeverisë së landit Bremen dhe institucioneve që përfaqësojnë komunitetin islam do të nënshkruhet një marrëveshje, e cila do të sjellë zyrtarizmin e fesë islame në këtë territor.

Në Bremen, landin më të vogël të Gjermanisë, po ndodhin zhvillime të kënaqshme për komunitetin mysliman që jeton këtu, pasi më datë15 janar pritet të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe institucioneve që përfaqësojnë komunitetin islam, e cila do të sjellë njohjen zyrtare të fesë islame.

Drafti i marrëveshjes më  pas do t’i kalojë parlamentit të landit. Në qoftë se marrëveshja do të miratohet nga parlamenti provincial, për herë të parë myslimanët do të fitojnë statusin e një komuniteti fetar në një land të Gjermanisë.

Kryetari i Këshillit Islam të Bremenit, Musftafa Javuz në deklaratën zyrtare tha se “jemi në fund të rrugës sonë të gjatë që do të zyrtarizojë fenë islame në Bremen”.

Javuz sqaroi se numri i saktë i myslimanëve që jetojnë në Gjermani nuk dihet për shkak të mosnjohjes së fesë islame nga autoritetet zyrtare të këtij vendi. Por gjendja sipas tij do të ndryshojë me fitoren e statusit të komunitetit fetar të myslimanëve.

(trt)

 

You must be logged in to post a comment Login