Besimtarë të Burrelit vizitë Medresenë e Tiranës dhe Elbasanit

Myftinia e Burrelit organizoi gjatë fundjavës një shëtitje me xhematin e këtij qyteti në Tiranë dhe Elbasan, ku kanë vizituar xhamitë dhe institucionet arsimorë të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Tiranë, të shoqëruar nga Myftiu i i këtij rrethi Taulant Bica, ata janë ndalur në Medresenë e Tiranës, ku kanë parë nga afër ambientet e kësaj shkolle dhe janë njohur me metodat mësimdhënëse aty. Më pas ata kanë vizituar xhaminë historike Ethem Beu në qendër të kryeqytetit dhe në përfundim kanë zhvilluar edhe një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku janë njohur me strukturën organizative të këtij institucioni.

Më pas vizita ka vijuar në qytetin e Elbasanit ku janë ndalur në Xhaminë Mbret në qendër të kalasë së këtij qytetit dhe në Medresenë e Elbasanit e cila filloi aktivitetin e saj këtë vit në Elbasan duke u transferuar nga Cërriku.

/Drita Islame/

burrelsit (1) burrelsit (2) burrelsit (3)FGS (5)

You must be logged in to post a comment Login