Belgjikë, kompania e kamionëve ndërton mini-xhami

Kompania belge “Degroote Trucks en Trailers” e cila merret me shitjen e kamionëve, ka ngritur një xhami të vogël për klientët e saj. Pronarët thonë se kanë një numër të madh të klientëve të cilët deri më sot namazin e kanë falur në kafeteri.

Edhe pse në fillim shumica e klientëve ishin belgë, tani situata është ndryshe, më shumë se 90 për qind e kamionëve eksportohen, dhe gjysma e klientëve të tyre vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Shumica e blerësve vijnë personalisht t’i kontrollojnë kamionët, kështu që pronarët e mobiluan një hapësirë të vogël që klientëve t’ju sigurojnë një vend të këndshëm.

Shpeshherë i kanë shikuar klientët e tyre myslimanë duke u falur nëpër qoshe, prandaj ata kanë vendosur t’ju plotësojnë kushtet duke iu siguruar një vend për lutje.

“Xhamia” përfshin një lavaman, një Kur’an dhe dy sexhade të kthyera në drejtim të Mekës.

You must be logged in to post a comment Login