BEDËR, seminar trajnimi me medresitët mbi etikën në gazetari

Gazetaria duhet të shikohet dhe studiohet si një disiplinë më vete, duke vlerësuar rolin e gazetarit si një faktor që ndikon drejtpërdrejt në organizimin e turmave. Ky ishte mesazhi kryesor që doli nga diskutimet e bëra gjatë një seminari trajnues me ish nxënës të medreseve të vendit, organizuar nga Universiteti Hëna e Plotë BEDËR me 26 maj.

Të ftuarit e këtij paneli ishin z. Ramadan Çipuri, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë-BEDËR dhe z. Artur Jaupaj, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike në Universitetin Evropian të Tiranës.

Z. Çipuri referoi mbi konceptin e moralitetit dhe etikës në ushtrimin e profesionit të gazetarit. Të titulluar “Moraliteti dhe ndjesia prapa kameras” gjatë prezantimit të tij ai vlerësoi si mjaft të rëndësishme mënyrat se si një reporter duhet të sillet në vendimmarrje individuale në momente të caktuara. Sipas tij, dimensioni shpirtëror luan një rol të rëndësishëm në momente vendimmarrjeje.

Ndërkaq, z. Jaupaj në fjalën e tij i kushtoi një rëndësi të veçantë studimeve etike në gazetari, duke e vlerësuar këtë profesion si mjaft të rëndësishëm për organizimin shoqëror. Ai tha se gazetaria duhet të shikohet dhe studiohet si një shkencë më vete duke vlerësuar rolin e gazetarit si një faktor që ndikon drejtpërdrejt në organizimin e turmave.

“…Si rezultat i këtij trajnimi, unë ndihem më i kompletuar për sa i përket profesionit të

gazetarit dhe rolit të tij moralo-etik në kryerjen e detyrës. Besoj se gjërat që kam mësuar këtu do të më shërbejnë shumë në të ardhmen…”, u shpreh një nga pjesëmarrësit në seminar. /Drita Islame/

 

One Response to BEDËR, seminar trajnimi me medresitët mbi etikën në gazetari

  1. seo website 30/05/2012 at 09:02

    Nuk është padyshim një shumë të dini për këtë. Unë mendoj se ju bërë disa pika të mira në Features gjithashtu. Të vazhdojmë të punojmë punë të, madhe!

You must be logged in to post a comment Login