Bashkësia Islame në Mal të Zi kundërshton regjistrimin

Bashkësisë Islame në Mal të Zi ka kundërshtuar formën e tabelave statistikore të cilat gjatë regjistrimit të fundit të popullatës Islamin dhe fenë muslimane i kanë paraqitur si dy fe të ndara

Zyra statistikore malaziase Monstat ka publikuar të martën listën e rezultateve të realizuara në prill të këtij viti, e në mesin e tyre edhe të dhënat se për Islam janë deklaruar 15,59 për qind e popullsisë së Malit të Zi, ndërsa për fenë muslimane 3.14 për qind.
“Jemi të indinjuar se në tabelat statistikore Islami dhe feja muslimane paraqiten si dy fe të ndryshme”, thuhet në komunikatën Meshihatit të Bashkësisë Islamik në Mal të Zi.
Siç thuhet në komunikatë, Islami është një fe e vetme dhe unike, andaj nuk mund të ndahet. Një ndarje e tillë, siç është vlerësuar, paraqet përpjekje për të ndikuar në unitetin e brendshëm të muslimanëve.
Nëse konfirmohet se kjo ndarje e përmendur është e qëllimshme, atëherë Meshihati do t’i ftoj besimtarët muslimanë në Mal të Zi që mos t’i njohin rezultatet e regjistrimit, të mbajtur në gjysmën e parë të muajit prillit të këtij viti.

You must be logged in to post a comment Login