Ballkani nga lufta në diktaturë (2)

nga: Ferit Lika

Ballkani pas Luftës së Dytë Botërore

Passhkatërrimit që solli Lufta e Dytë Botërore, vendeve të Ballkanit do t’u duhej të përballeshin me ringritjen nga e para me rindërtimin e vetes. Gjatë luftës, humbja dhe tronditja e Ballkanit ishte shumë e madhe sa që realisht nuk pati ndonjë fitues. Dëmet ishin katastrofale, miliona të vdekur, ndërkohë që dëmet materiale ishin ta pallogaritshme.

Vetëm Jugosllavia pati një milion e gjysmë të vdekur. Shoqëritë dhe regjimet e mëparshme u zhdukën u shfarosën. Kështu që lindi nevoja për krijimin e shoqërive dhe regjimeve të reja të cilat do t’u duhej të rindërtonin vendin.

Në Rumani dhe Bullgari, regjimet e vjetra u shkatërruan u diskredituan dhe u zhdukën totalisht, pasi ndoqën Gjermaninë. Ndërsa regjimet në Shqipëri, Jugosllavi dhe Greqi u shkatërruan gjatë pushtimit. Vetëm në Greqi u vendos sistemi i paraluftës, pas një lufte të ashpër civile, e cila pushoi me ndërhyrjen e britanikëve dhe amerikanëve. Nën gërmadhat e luftës civile u shfaqën një takëm udhëheqësish  të rinj. Një pjesë e tyre erdhën me trupat pushtuese sovjetike, një pjesë tjetër lindën nga gjiri i lëvizjes së rezistencës.

Përfaqësuesit e epokës së re pas Luftës së Dytë Botërore ishin diktatorët  me kuptimin e plotë të fjalës, dhe jo gjysmë-diktatorësiç ishin monarkët e para luftës. Edhe pse ekzistonin Kushtetutat, Kuvendet Kombëtare e Zgjedhjet, për këta burra nuk kishte rëndësi, ata nuk kufizoheshin prej tyre. Ata sundonin barbarisht përmes mekanizmave të partisë dhe organizatave të masave.

Për këtë dhe largimi i tyre nga pushteti u bë përmes puçeve të brendshme, revolucioneve ose vdekjes. Ndonëse një pjesë udhëhoqën “demokraci popullore” në të vërtetë populli rrallë herë mori pjesë në praktika apo në zgjedhjen e udhëheqësve. Regjimet pas Luftës së Dytë Botërore, qenë brutalë.

Ata (diktatorët) e nisën me një revolucion politik e social i cili fshihu mbeturinat e një elite të paraluftës duke i diskretituar. Ky revolucion bazohej në një ideologji të importuar, në socializëm. Modeli për këto qeveri qenë institucionet sovjetike. Përparësitë ekonomike e sociale dhe barazinë klasore, zbatuan dogmën e socializmit. Pavarësisht mospërputhjes tërësorë në ideologji, diktatorët e pas Luftës Dytë Botërore patën shumë gjëra  të përbashkëta me paraardhësit e tyre të paraluftës.

Sfida me të cilën po përballej Ballkani tashmë,ishte krijimi i qeverive të reja. Por problemet si: humbjet në jetë njerëzish, shkatërrimet e problemet nacionale që shpesh ndizeshin e ashpërsoheshin, problemet ekonomike si dhe trashëgimia osmane që ishte ende e pranishme, kërkonin edhe ndërhyrjen e një sistemi te ri për të venë gjërat në vijë.

Komunizmi në Shqipëri, Enver Hoxha komunisti më i gjithëpushtetshëm

Komunistët në Shqipëri erdhën në pushtet nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i cili duke ndjekur këshillat e jugosllavëve, kishte ngritur në këmbë një ushtri të rregullt dhe një strukturë administrative. Bernd  J. Fischer në librin e tij “Diktatorët e Ballkanit” shkruan se mëtimi i partizanëve për çlirimin e Shqipërisëështë njëekzagjerim. Sipas tij Hoxha bashkë me partizanët të ndihmuar nga britanikët luftuan italianët dhe gjermanët, gjë që nuk ndodhi me lëvizjen e rezistencës jo komuniste në Shqipëri.

Pas kësaj, Enver Hoxha duke shfrytëzuar strukturat u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Shqiptare, Presidenti i Fronit Demokratik, Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm dhe Kryekomandant. Pra me pak fjalë Enver Hoxha ka qenë komunisti më i gjithëpushtetshëm brenda vendit të tij.

Enver Hoxha e përdori pushtetin e përqendruar në duart e tij, për të ndërmarrë një program me anë tëcilit synonte të realizonte objektivat si: mbajtjen e pushtetit nga ai dhe Partia Komuniste; vendosja e një kontrolli efektiv partiak në çdo aspekt të jetës shqiptare, modernizimin e vendit dhe ndërtimin e socializmit në përputhje me modelin sovjetik, leninist-stalinist. Gjatë kësaj kohe Enver Hoxha krijoi një “shtetrrethim” të vrazhdë duke izoluar vendin nga bota.

Komunizmi në Jugosllavi

Pas pushtimit gjerman në prill 1941 Jugosllavia u shkatërrua nga një shumëllojshmëri regjimesh përgjatë luftës. Por më pas lindi dhe u rrit lëvizja më e rëndësishme e rezistencës në Ballkan e udhëhequr nga komunisti  JosifBrozTito, i cili krijoi një strukturë administrative mëseefiçente dhe një ushtri të rregullt. Me ndihmën e trupave sovjetike ai çliroi Beogradin dhe erdhi në pushtet. Me ardhjen në pushtet ai u ndesh me probleme të shumta, kur më i madhi ishte nyja e koklavitur e federalizmit përballë centralizmit. Formula “Serbi e fortë” që e kishin përemër komunistët,kombësitë dhe minoritetet e tjera u përqafua edhe nga Tito.

Kështu “Jugosllavia e dytë”  pas Luftës së Dytë Botërore  ishte një federatë prej 6 republikash ku supermacia serbe u ngushtua edhe më shumë, me krijimin e dy krahinave autonome, atë të Kosovës dhe Vojvodinës. Federata e re shfuqizoi monarkinë u bë republikë popullore socialiste diktatoriale, me ekonomi të centralizuar të stilit sovjetik. Sipas historianëve Tito e përdori marksizmin e tij sipas qejfit dhe u tregua i zoti të krijojë një shoqëri me ekonomi të përsosur tejet liberale dhe të drejtë etnikisht. I vetmi institucion jugosllav ishte ushtria, ku rekrutëve u ofrohej mundësia të shërbenin dhe jashtë republikës së tyre.

Rumania

Në ndryshim nga Shqipëria dhe Jugosllavia, rindërtimi i Rumanisë pas Luftës së Dytë Botërore u diktua nga trupat sovjetike. Thuhet që Rumania pas luftës ka qenë shumë larg komunizmit,pjesërisht edhe për faktin se komunizmi identifikohej me sovjetikët. Kështu nëfillim “revolucioni” rumun dhe udhëheqësit e tij u imponuan nga jashtë. Stalini i Rusisë e lejoi Rumaninë të riorientonte një pjesë të mirë të Transilvanisë, të cilën Caroli II ia kishte lëshuar Hungarisë i shtrënguar nga Hitleri.

Në gusht 1944 trupat sovjetike pllakosën Rumaninë. Më 1951një komunist George Dej ndërmori një program të plotëstalinist (revolucion politik e social, kolektivizim i detyruar në masë, industrializimtë plotëtë vendit.) Me shkarkimin e papritur të tij më 1965 në fuqi erdhi tirani i RumanisëNikolaeÇaushesku. Ky burrë i përhimët që e kishte çarë rrugën drejt majave të pushtetit duke ngjitur një nga një shkallët e hierarkisë partiake, fillimisht vijoi të ecë në udhën e GeorgeDejit dhe të ndjekë politikat e tij.

Dy tipare kryesore të regjimit të tij  ishin zhvillimi dhe ngritja në një shkallëtë mahnitshme të personalitetit, korrupsion i gjithanshëm dhe nepotizmi. “Pallatet e tij shpalosin gjithë salltanetin e mundshëm plot xhingla-mingal të një zengjini të ri”, kështu shprehet një vëzhgues i jashtëm.

Të fortët kanë mbizotëruar gjithmonë në  gadishullin Ballkanik. “Teprimet e  Çausheskut e kishin burimin te bindja e tij e palëkundur për sipërinë vetjake”, shkruan Forest në kapitullin e tij për Çausheskun në librin Diktatorët e Ballkanit. Haraçi që pagoi populli rumun ishte i jashtëzakonshëm.

Bullgaria

Pas mbarimit të luftës Bullgaria mbeti nën mëshirën sovjetike. Pas vdekjes sëBorisit III u krijua njëkëshill regjence, pasi i biri i tij Simeoni ishte i mitur dhe kështu u krijua një qeveri që synonte të kufizonte pjesëmarrjen e vendit në luftë duke mos lëshuar territoret e reja të përfituara prej Hitlerit. Në vitin 1944 Bashkimi Sovjetik  i shpalli luftë Bullgarisë dhe pas 4 ditësh Ushtria e Kuqe hyri në Sofje. Kështu në Bullgari u instalua një regjim kokë e këmbë sovjetik duke u pasuar nga kolektivizimi në masëi bujqësisë dhe industrializimi i shpejtë i vendit dhe si në çdo vend tjetër dolën në ballë aktorët vendas.

TeodorZhivkov, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Bullgare, funksionar “kokëtrashë, ipërhimët dhe i parashikueshëm, ia doli të ngjitej në majë edhe për faktin se të tjerët pandehin se ky njeri i pashkolluar nuk përbënte ndonjë rrezik”. Por doli që ai ishte shumë më i paskrupullt se ç’mendohej dhe mori pushtetin i cili qeverisi për 35 vjet. Përvëç Enver Hoxhës ai ka qenë diktatori më jetëgjatë në Ballkan.

“Zhivkovi ishte dorë e fortë që udhëheq një diktaturë totalitare, përgjegjëse për shtypjen e lirive politike dhe përndjekjen e disidentëve politikë. Përveç negativitetitZhivkovi ka merita edhe për shndërrimin e vendit ngabujqësor në një vend të industrializuar, hodhi hapa në procesin e arsimit dhe rriti standardin e jetesës”, shkruan Forest në kapitullin e tij për BullgarinëSipas Krause, Zhivkovit vlen t’i kushtohet vëmendje për faktin se ai ka bërë më shumë se çdo politikan tjetër për  t’i dhënë trajtë Bullgarisë së Shekullit të XX.

Greqia

Greqia doli nga lufta me dëmtime të mëdha, më pas provoi zinë masive të bukës, një rezistencë të ashpër si dhe një luftë të përgjakshme civile pas Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vendi kaloi tërësisht në duart e Fuqive të Mëdha. Në tetor të vitit 1944 u nënshkrua marrëveshja famëzezë  mes Stalinit dhe Churchillit e cila ndau Ballkanin mes lindjes dhe perëndimit. Kështu Greqia u la në kampin perëndimor. Në luftën civile të majtët u  mposhtën, duke u vendosur  një sërëqeverishë të djathta që luftonin “sllavo-komunizmin”.  Edhe pse u shpëtoi sovjetikëve Greqia nuk mundi t’i shpëtojë diktaturave të Ballkanit pas Luftës së Dytë Botërore.

Një grup kolonelësh të udhëhequr nga oficeri i shërbimeve të fshehta ushtarake Jorgos Papadhopullos vunë re se të majtët  po kërcënonin misionin e tyre antikomunist. Kështu në prill të vitit 1967 ata përmbysën qeverinë civile me argumentin se po shpëtonin kombin nga rreziku i komunizmit. Kjo nuk ishte një diktaturë tradicionale e sëdjathtës. Me të marrë pushtetin në duar, kolonelët shpallën se nuk do të ketë të djathtë, të qendrës apo të majtë, por vetëm grekë, që besonin në Greqinë “në një ideal fisnik e të lartë të demokracisë së vërtetë, dhe jo të demokracisë së rrugës, së sundimit të turmës dhe anarkisë”-shkruan DespinaPapadhimitri në kapitullin për diktaturën në Greqi.

Kështu, për ti arritur këto objektiva kolonelët vendosën diktaturën e cila rrëzoi mbështetjen e amerikanëve. Disidenca politike u shtyp dhe ajo çka perceptohej si dekadencë morale te rinia u shkri me rrënjë.

Serbia

Në dy dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX ra komunizmi në Ballkan por vendi u pushtua nga tmerre që nuk mund të përfytyrohej që raca njerëzore mund t’i kryente. Në qendër të kësaj panorame shohim  udhëheqësin serb SllobodanMilosheviç, i cili ndonëse komunist bëri emër duke nëpërkëmbur nacionalizmin serb. Pas Vdekjes ëTitos më 1980 Milosheviçi në emër të mbrojtjes së pakicës serbe të Kosovës të nëpërkëmbur nga shqiptarët dhe në kuadër të një “revolucioni burokratik”, zhbëhu opozitën brenda përbrenda shtetit serb dhe shfrytëzoi median për të artikuluar një program nacionalist.

LeonardCohen shkruan në kapitullin e tij për Serbinë se “ Në kohën kur Milosheviçi erdhi në pushtet pjesa më e madhe e serbëve qenë të bindur se ai njeri kishte për t’u ofruar siguri ekonomike, kishte për tëçuar  në vend nderin kombëtar të Serbisë, si dhe kishte për të vendosur kontrollin serb mbi provincat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës. Ata gjithashtu besonin se Milosheviçi kishte për t’i kthyer serbët në vendin që u takonte, në një pozitë epërsie mbi të tjerët dhe se gjithçka kishte për ta kthyer brenda  për brenda kontekstit dhe kufijve tëJugosllavisë sëTitos.”

Edhe pse në të vërtetë nuk ndodhi kështu, sërish populli besonte se ai do t’i siguronte në mënyrë paqësore një rregullim territorial të Jugosllavisë. Në kohën kur këto objektiva po treteshin  në mjegullën e luftës, diktatura e butë e Milosheviçit filloi të forcohej e duke rritur trysninë mbi median; duke përforcuar kontrollin mbi jetën universitare; duke ndërmarrë aksione  policore  për të shtypur demonstrime te opozitës; si dhe duke  bërë kërcënime e duke kryer atentate rastësore për të zhdukur politikanët e opozitës.

Por asnjë nga këto plane nuk mundën ta shpëtonin atë nga rrëzimi në 2005. Ai u rrëzua dhe iu dorëzua Hagës  për një seri krimesh lufte.

Ngjashmëritë dhe ndryshimet mes diktatorëve

Të fortët e Ballkanit kanë qenë të gjithë individë unikë, ndaj edhe nuk mund të përgjithësohen. Ata kishin ngjashmëri dhe ndryshime të shumta mes tyre. Ato ndryshonin prej njëri-tjetritpërsa i përket mbështetjes popullore dhe nivelit të shtypjes. Ndryshonin përsa i përket efektivitetit, dëshirëspër të punuar brenda një strukture politike dhe kushtetuese. Por ata kishin të përbashkët studimin diktatorial, nënshtrimin e masave dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Tipari më i tyre i përbashkët ishtëbrutaliteti.

Ata ofruan një farë stabiliteti e sigurie ekonomike dhe ia dolën të modernizojnë vendin deri në një farë shkalle. Por, siç ka thënë edhe presidenti i Rumanisë Emil Constantincescu: “vetëm diktaturat janë të qëndrueshme, ato nukshkaktojnë kriza, vetëm vrasje”.

A janë këto fundi i një dukurie në Ballkan? Kjo ende nuk dihet. Individë si këta edhe mund të shfaqen në një formë a tjetër. Ndërkohë në Ballkanin Perëndimor tranzicionizhgërryhet në varfëri e korrupsion në këto treva njerëzit ndjejnë njëfarë nostalgjie për stabilitetin që gëzonin në të kaluarën.

“Njohja me dhëmbë e dhëmballë e atyre burrave që sunduan me dorë të fortë mund të na vijë në ndihmë për të mos lejuar të paktën, ringjalljen e trajtave më të shëmtuara të asaj dukurie”, shkruan Bernd Ficher.


[1] BERN J. FISCHER

Balkan strongmen

Dictators and Authoritarian Rulers of Southeast Europe

Burrat e fortë të Ballkanit

Diktatorët dhe Sundimtarët autoritarë të Evropës Juglindore

You must be logged in to post a comment Login