Ballkani ndër rajonet më religjioze në botë

Fiter Bajrami 2012 - FaljaSipas sondazhit të Gallupit për vitin 2012, rajoni i Ballkanit është identifikuar si një nga rajonet me numrin më të ulët të ateistëve, ku vetëm katër për qind e banorëve e konsiderojnë veten ateistë.

Prandaj, sondazhi i Gallupit tregon se Ballkani hyn në mesin e rajoneve më religjioze në botë.

Nga ana tjetër, numri më i madh i ateistëve në Evropë, jeton në Republikën Çeke, ku gati 50 për qind e popullsisë e konsiderojnë veten ateistë.

Nga vendet tjera, si ateistë konsiderohen 30 për qind e francezëve, 20 për qind e gjermanëve dhe amerikanëve dhe 10 për qind e rusëve.

Sipas sondazhit, ateistë konsiderohen rreth 13 për qind e popullsisë globale.

Në përgjithësi, sondazhi i Gallupit tregon se numri më i madh i ateistëve është regjistruar në Kinë, ku 47 për qind e njerëzve e konsiderojnë veten ateistë.

Një përqindje e lartë e ateistëve është regjistruar edhe në Japoni, ku rreth 31 për qind e popullsisë e shohin veten ateistë.

Ky studim tregoi se popujt më religjiozë në mbarë botën janë banorët e Afganistanit, Irakut, Ganës, Nigerisë dhe Armenisë, ku nëntë nga dhjetë njerëz e konsiderojnë veten fetarë.

Në Sondazhin e Gallupit për vitin 2012, i cili është marrë me nivelin e religjiozitetit në botë, morën pjesë 50.000 njerëz nga 40 vende të botës.

(igj)

You must be logged in to post a comment Login