Atmosfera e Ramazanit në kryeqytet

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që muaji i Ramazanit të pritet dhe përjetohet ndryshe nga vitet e kaluara, duke krijuar një atmosferë të veçantë gjithëpërfshirëse dhe madhështore.

Me fillimin e këtij muaji të bekuar xhamitë e Tiranës janë lyer dhe zbukuruar, ndërsa në shumë rrugë janë vendosur citylight-e, nëpërmjet të cilave urohet ky muaj i madh dhe ku jepen mesazhe në emër të paqes, mirëkuptimit dhe dashurisë njerëzore.

Gjatë kësaj kohe pranë çdo xhamie në vend janë shpërndarë kalendarë dhe fletëpalosje për Ramazanin. Në ditët në vazhdim pritet të organizohen një sërë veprimtarish të larmishme, si biseda rreth Ramazanit dhe agjërimit, emisione në radio dhe televizion, shpërndarje ndihmash për njerëzit në nevojë, si dhe iftare për besimtarët, të cilat do ta gjallërojnë akoma më shumë jetën fetare gjatë këtij muaji të begatë.

Ramazan - Citylight (3)

Ramazan - Citylight (1)

Ramazan - Citylight (2)

You must be logged in to post a comment Login