Ambasadori norvegjez, vizitë në KMSH

ambasadori norvegjez (1)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në vendin tonë, rezident në Prishtinë, z. Jan Braathu.

Kryetari Bruçaj e falënderoi z. Braathu për vizitën dhe i uroi atij suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik.

Më tej z. Bruçaj e njohu vizitorin me historikun e KMSH-së, ecurinë dhe sfidat e hasura gjatë këtyre dy dekadave, si dhe kontributin e tij në fusha të ndryshme me interes shoqëror.

Z. Braathu falënderoi z. Bruçaj për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin që KMSH ofron për besimtarët dhe shoqërinë shqiptare, sidomos në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Z. Braathu vlerësoi, gjithashtu, dokumentarin e KMSH-së “Kombi dhe Feja”, kushtuar dialogut dhe harmonisë ndërfetare.

Kreu i KMSH-së e njohu ambasadorin me botimet e fundit të KMSH-së, revistat dhe periodikët e saj, si dhe me konferencat e zhvilluara kohët e fundit dhe aktivitete të tjera të institucionit.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes palëve dhe u diskutua mundësia e thellimit të tij në të ardhmen nëpërmjet projekteve konkrete me interes dypalësh.

Në takim ishin të pranishëm Drejtori i Kulturës, z. Genti Kruja dhe Drejtori i Medias dhe i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Fejzi Shaholli.

Ambasadori Braathu shoqërohej në këtë takim nga menaxherja e projekteve pranë ambasadës, znj. Mimoza Janova.

22 prill 2015

ambasadori norvegjez (2)

You must be logged in to post a comment Login