Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shtron iftar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar në respekt të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu, morën pjesë kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, nënkryetari Gazmend Aga, kancelari Ylli Cikalleshi, drejtues e punonjës të institucionit, myftinj e besimtarë, kryesisht të moshës së re.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për vlerësimin dhe shtrimin e iftarit, si dhe bëri lutjen e iftarit.
Ndërsa ambasadori Donald Lu gjatë fjalës së tij falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen dhe iu uroi atyre agjërim të pranuar.
Z. Lu vlerësoi po ashtu sakrificën që bëjnë myslimanët gjatë muajit të Ramazanit.

14 qershor 2017

You must be logged in to post a comment Login