Abidal: Luftoni, jini mirënjohës ndaj Zotit dhe lutuni

eric abidal2

Këshilla ime për njerëzit që janë në të njëjtën situatë si unë është të luftojnë deri në fund, të jenë mirënjohës ndaj Zotit dhe të luten shumë.

Të dielën, komplet stadiumi i Barcelonës “Camp Nou” u ngrit në këmbë dhe duartrokiti fuqishëm një prej beniaminëve të tij. Duartrokitjet nuk ishin as për Fabregasin e shkëlqyer e as për shënuesin e dyfishtë Alexis Sanchez, por për një njeri të veçantë brenda dhe jashtë fushës së blertë, një person që u përball me vdekjen disa herë dhe rezistoi  falë forcës së besimit në Zot.

Bëhet fjalë për Erick Abidal, mbrojtësin francez të skuadrës Blaugrana. Për gati dy vjet ai u përball me një sëmundje të rëndë, duke iu nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjikale, por pavarësisht ai e kapërceu të  gjithë këtë dhe të dielën në mbrëmje iu kthye fushës së blertë. Ai hyri në lojë në vend të Gerard Piques, ndërsa i tërë Camp Nou u ngrit për ta përshëndetur duke nderuar kështu sakrificën dhe vullnetin në përballimin e sëmundjes.

Në fund të ndeshjes, Abidal deklaroi: “Këshilla ime për njerëzit që janë në të njëjtën situatë si unë është të luftojnë deri në fund, të jenë mirënjohës ndaj Zotit dhe të luten shumë. Këtë e kam bërë, e bëj edhe sot”.

 

You must be logged in to post a comment Login