A ekziston formula e rritjes së fëmijëve të lumtur?

Arti i edukimit të fëmijëve 1Specialistët ndajnë me ne pikat kyçe të rritjes dhe edukimit të fëmijëve të lumtur.

Lumturia e fëmijëve sigurisht që gëzon dhe prindërit e tyre. Kalimi i një periudhe të lumtur fëmijërie është ndihma më e madhe për prindërit.

Rritja e fëmijëve të lumtur është dëshira e përbashkët e të gjithë prindërve.

A ekziston formula e rritjes së një fëmije të lumtur? Fëmijë të lumtur quhen ata fëmijë të cilët e shijojnë jetën, janë të ndjeshëm ndaj ngjarjeve dhe krijesave përreth, zotërojnë një komunikim të mirë me bashkëmoshatarët e tyre, mund të ndjejnë empati, shprehin në mënyrë të drejtë mendimet dhe ndjenjat e tyre, janë të suksesshëm në marrëdhëniet me të rriturit, nuk mërziten përballë ngritjeve dhe zbritjeve të jetës, janë të vendosur dhe pasqyrojnë alternativa të ndryshme zgjidhjeje për një çështje.

Krahas kësaj rastet e dështimeve të fëmijëve të lumtur nuk përgjithësohen, por specifikohen vetëm në atë rast duke mundësuar motivimin dhe iniciativën për të ribërë diçka. Kjo situate ndikon në suksesin e tyre si në jetën sociale, ashtu dhe në atë akademike. Me ndihmën e saj ato mund të pasqyrojnë aftësitë e tyre në jetë duke i përdorur në mënyrë aktive.

Aftësia e të menduarit pozitivisht mësohet që në vogëli. Formula e rritjes së një fëmije të lumtur fillon që në shtatzëni dhe zgjatet deri në periudhën e adoleshencës.

Ja disa pika ku mund të mbështeteni për rritjen e fëmijëve të lumtur:

– duhet të vendosni një lidhje të forte me fëmijën që në momentin kur lind. Ajo lidhje fillon të formohet kur ju e merrni në krahë, i flisni, e shikoni në sy. Ju mund t’ia tregoni dashurinë tuaj duke e marrë shpesh në krahë.

– rruga më e lehtë e lumturimit të një fëmije është të luash me të. Loja nuk është e thënë të ketë një objektiv. E rëndësishme është të kaloni kohën bashkë. Aktivizimi juaj në lojë lehtëson konceptimin e botës së jashtme të fëmijës, zgjeron botën e tij imagjinare dhe mundëson shkarkim të energjisë në vendin e duhur. Nëse ju do t’i mësoni lojëra ku mund të humbë dhe të fitojë në ambientin familjar, fëmija do të jetë më rezistent ndaj uljeve dhe ngritjeve të jetës së përditshme.

– dhënia e mundësisë së zgjedhjes në tema të përshtatshme për moshën e tyre do të rrisë vetëbesimin e tyre.

– tregohuni të kujdesshëm që lavdërimet t’i bëni në kohën e duhur.

– mund t’i servirni alternativa të tjera kur bëni analiza negative.

– mund t’i mësoni faljen dhe të falë të tjerët përballë gabimeve.

– përpiquni të qëndroni larg përgjithësimeve kur kritikoni fëmijën tuaj, ju mund të bëni një koment në lidhje me atë rast ose atë sjellje.

– mos kaloni kohën bashkë vetëm për bërjen e detyrave, por edhe për zbavitje (si p.sh të shihni një film bashkë, të gatuani bashkë, të peshkoni, të shëtisni e të tj).

/Aisa Kokiçi/

/Revista Drita Islame, Gusht 2013/

You must be logged in to post a comment Login