7 qytetet më të gjelbra në botë

Pemët dihen se janë mushkëria e qytetit dhe e bëjnë jetën tonë më të shëndetshme.

Ato përmirësojnë cilësinë e ajrit, bëjnë hije duke ju mbrojtur nga rrezet e nxehta dhe ju sigurojnë cilësi më të mirë të jetës.

Hapësirat e gjelbra po kthehen në të detyrueshme anekënd botës. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT) u bashkuan me ekspertë të Forumit Ekonomik Botëror për të krijuar Treepedia-n, një aplikacion që mat hapësirat e gjelbra në qytete.

Treepedia përdor pamjet e Google Street për të përcaktuar sa hapësira të gjelbra ka secili qytet i zhvilluar në botë. Qytetarët me anë të këtij aplikacioni mund të shikojnë sa pemë dhe hapësira të gjelbra ka.

Vancouver në Kanada është vlerësuar si qyteti më i gjelbër në botë. Në vitin 2010, ky qytet hapi një diskutim me publikun për të marrë ide se si mund të bëhej qyteti më i gjelbër në botë. Dhe duket se plani 10-vjeçar ka dhënë rezultatet e veta.

Ja edhe lista me shtatë qytetet më të gjelbër në botë sipas Treepedia-s:

Vancouver, Kanada

Sacramento, SHBA

Geneva, Zvicër

Seattle, SHBA

Toronto, Kanada

Boston, SHBA

Tel Aviv, Izrael.

/spektrum.al/

You must be logged in to post a comment Login