30 këshilla për ditët e Ramazanit

iftar1

1. Të shtrojmë iftare për të afërmit dhe miqtë tanë.

2. Të presim me lutje dhe dua kohën e iftarit.

3. Nëse është e mundur të realizojmë Umre në Rama­zan.

4. Të mësojmë ta lexojmë Kur’anin nëse nuk dimë, e nëse dimë të përpiqemi ta lexojmë me texhvid (me rregu­lla).

5. Le të japim çdo ditë nga pak lëmoshë.

6. Të falim namazet me xhemat.

7. Të marrim pjesë në biseda dhe programe fetare.

8. Në shtëpi apo vendin e punës të vendosim kuti të lë­moshës për njerëzit në nevojë.

9. Të shpërndajmë ndihma për të varfrit.

10. Të vizitojmë personat në nevojë.

11. Të përpiqemi të heqim dorë nga veset e këqija.

12. Të vlerësojmë netët e Ramazanit duke fjetur më pak.

13. Të falim namaz nate apo tehexhxhud.

14. Të agjërojmë me duart, gjuhën, veshët dhe sytë tanë.

15. Të mësojmë siç duhet rregullat e agjërimit.

16. Të bëjmë itikaf në 10 ditët e fundit.

17. Të forcojmë lidhjet me fqinjët dhe miqtë.

18. Të shpërndajmë dhurata si libra apo broshura infor­muese rreth Ramazanit.

19. Të shtojmë interesin e fëmijëve ndaj Kur’anit.

20. Të lexojmë përkthimin e Kur’anit për ta kuptuar më mirë.

21. Të lexojmë gjithë Kur’anin gjatë muajit të Ramaza­nit.

22. Të marrim pjesë në mukabele (lexim Kur’ani).

23. Të ngrihemi rregullisht për syfyr.

24 Të mos nënvlerësojmë namazet e teravive.

25. Të mos bëjmë shpenzime të tepërta për sofrën e syfyrit apo iftarit.

26. T’i falim namazet në kohën e tyre.

27. Të mësojmë fëmijët me namazin dhe xhaminë.

28. Të përgatitim konkurse për njohuritë fetare të fëmi­jëve.

29. Të ndajmë kohë për fëmijët tanë.

30. Të organizojmë gara apo konkurse familjare.

(Revista Drita Islame – Korrik 2014)

You must be logged in to post a comment Login