10 ujëvarat më të mëdha në botë

Ujëvarat janë fenomenet më madhështore që mund të na dhurojë natyra. Është me të vërtetë e habitshme sesi mijëra tonë ujë gjejnë një rrugë nga e cila derdhen përnjëherësh në një pikë të vetme.

Ja ujëvarat më të mëdha dhe më të bukura, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mijëra turistëve…

.

.

.

.

10. Ujëvara Jog

Është një nga ujëvarat më të mëdha të Indisë dhe është krijuar nga lumi Sharavathi, i cili derdhet poshtë nga një lartësi 253 m. Para periudhës së shirave, ujëvara përbëhej nga disa përrenj të cilët me fillimin e periudhës së shirave muson arritën një kapacitet të mahnitshëm  duke prezantuar këtë pamje.

9. Ujëvara Huangguoshu

Në një lartësi 77.8 m dhe gjerësi 101 m, Huangguoshu gjendet në Azi dhe është një  nga 18 ujëvarat e zonës. Shpella me një gjatësi 134 m e krijuar nga gërryerja e ujit menjëherë pas ujëvarës i jep mundësinë turistëve të sodisin këtë mrekulli të natyrës.

.

.

.

.

8. Ujëvara Gullfoss

Gullfos do të thotë “Ujëvara  prej floriri”  dhe është një ujëvarë dykatëshe e shtrirë mbi lumin e Bardhë në Islandë, në një lartësi 32m.  Në stinën e verës ajo shndërrohet në ujëvarën më të madhe në Evropë për shkak të shirave dhe akujve të shkrirë rregullisht.

.

.

.

.

7. Ujëvara Detian

E shtrirë në kufirin mes Kinës dhe Vietnamit, ujëvara Detian është një nga katër ujëvarat më të mëdha në botë.

.

.

.

.

.

6. Ujëvarat e Nilit Blu

Ujëvarat e shtrira në Etiopinë Veriore janë vendet më të vizituara nga turistët. Megjithëse një pjesë prej tyre janë shndërruar në diga, ia vlen t’i shohësh.

.

.

.

.

5. Ujëvara Kaieteur

E shtrirë mbi lumin Potaro, ujëvara Kaieteur ndodhet në qendër  të pyjeve të shiut në Gujana. Është një nga ujëvarat më të fuqishme në botë. Me rënien e lire të ujit nga 226 m lartësi, kjo ujëvarë është pesë here më e lartë se ujëvarat e Niagarës dhe 2 herë më e lartë se ujëvarat Viktoria.

.

.

 

4. Ujëvara Angel

Emri origjinal është  “Salto Angel”  dhe është ujëvara më e lartë në botë. Lartësia e saj është 978 m dhe uji bie poshtë përgjatë 807 metrave. Tek parku Canaima mund të shkohet nëpërmjet ajrit për shkak të shtrirjes së saj në pyjet e Venezuelës.

.

.

.

 

3. Ujëvara Niagara

Ujëvara më e famshme  në botë, Niagara, shtrihet  në mes dy qyteteve Ontarios dhe Nju Jorkut. Çdo vit vizitohet nga 14 milionë turistë  të cilët vijnë nga të katër anët e botës për të soditur këtë bukuri të rrallë natyrore.

.

.

.

 

2. Ujëvara Viktoria

Ujëvara Viktoria shtrihet në kufirin mes Zimbabvesë dhe Zambias. Zakonisht njihet si ujëvara më e madhe në botë por nuk është e tillë. Ka një gjerësi 1,7 km gjerësi dhe 108 m lartësi.

.

.

.

 

1. Ujëvara  Iguazu

Një nga bukuritë më të rralla në botë, ujëvara Iguazu shtrihet në kufirin mes Brazilit dhe Argjentinës. Në sistemin e kësaj ujëvare gjenden rreth 275 ujëvara përgjatë lumit Iguazu. Një pjesë e madhe e këtyre ujëvarave është në një lartësi 64 m. Më  madhështorja është ajo në formë U-je. Ka një lartësi 82m, gjerësi 150m dhe gjatësi 700m.

.

.

/Start/Aisa Kokiçi/Drita Islame/


You must be logged in to post a comment Login