10 orët më të famshme në botë

Nga “Big Ben”, pa diskutim më e njohura në botë, deri në Kuala Lumpur. Janë shndërruar në “ikona”, të cilat mes të tjerash tregojnë kohën.

Dikur shërbenin ekskluzivisht për të treguar kalimin e orëve, sot funksioni i tyre është vetëm monumental: janë orët më të bukura në botë, të kërkuara dhe fotografuara nga turistë të panumërt. Disa, si i famshmi “Big Ben”, janë shndërruar në simbol të vetë qytetit që “i strehon’, të tjerët janë xhevahire të vërtetë të mekanikës dhe të artit. Po zbulojmë disa prej tyre, vërtet “pa kohë”.

“BIG BEN”, LONDËR – Është një orë esenciale, e cila gjatë “rrugëtimit” që bën, të gjithë e dinë melodinë e akrepave. Emri i tij, për të qenë të saktë, është ai i ziles së vendosur brenda kullës po aq të famshme, por tani është zgjeruar në të gjithë monumentin, edhe pse emri i saj zyrtar është “Elizabeth Tower”.

“Big Ben”, Londër

“RATHAUS-GLOCKENSPIEL”, MYNIH, GJERMANI – Kulla e famshme e orës në Mynih të Gjermanisë, është një kryevepër në stil Gothic, me shifra të animuara në sajë të një pajisjeje mekanike që daton në histori që nga shekulli XVI.

“Rathaus Glockenspel”, Mynih, Gjermani

ORA ASTRONOMIKE, PRAGË – Sigurisht një nga orët më të famshme në Evropë. Ora është shënuar me një përshkrim të vdekjes, ajo paraqitet si një skelet, protagoniste e lëvizjes mekanike të figurave alegorike që e popullojnë atë.

Ora astronomike, Pragë

“ZYTGLOGGE”, BERNË, ZVICËR – Kulla e Sahatit është formuar portën e parë perëndimore të qytetit, e ndërtuar në vitin 1200, ndërsa ora astronomike daton në vitin 1530.

Zytglogge, Bernë, Zvicër

ORA ASTRONOMIKE, KATEDRALE E NOTRE DAME – STRASBURG – Gjendet në brendësi të Katedrales së qytetit dhe është ndërtuar në shekullin XVI dhe është një kryevepër e Rilindjes. Pas një restaurimi të gjatë, të bërë në ‘800, ora tashmë sjell shenja me lëvizjen mekanike të një numri të figurave prej druri dhe ofron një pamje të plotë të astronomisë së shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Notre Dame, Strasburg

KULLA SPASSKAYA, MOSKË – Kulla ndodhet në anën lindore të Kremlinit dhe është më e madhja dhe më e rëndësishmja. E ndërtuar në vitin 1491 nga arkitekti italian Pietro Antonio Solari, me pamje nga Sheshi i Kuq, është kulla kryesore e kompleksit dhe përshkohet nga një pasazh i mrekullueshëm.

Kulla Spasskaya, Moskë

RAJABHAI, MUMBAI, INDI – Një monument tërheqës me shije angleze. Ndodhet në Mumbai, në Indi dhe është një nga gjurmët e së shkuarës së saj nga kolonia britanike deri para pak dekadash.

Rajabhai, Mumbai, Indi

SULLTAN ABDUL SAMAD, KUALA LUMPUR – Një kullë madhështore me orë, me 40 metra lartësi, është një nga pikat thelbësore të qytetit. Është një ndërtesë e ngritur në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë me pamje nga Dataran Merdeka (Sheshi Pavarësia), në sheshin kryesor të qytetit, në të cilin kremtohen ngjarjet më të rëndësishme të Malajzisë.

Sulltan Abdul Samad, Kuala Lumpur

“MECA ROYAL HOTEL CLOCK TOWER”, ARABIA SAUDITE – Ora është pjesë e një kompleksi të quajtur “Abraj Al-Bait Towers”, e cila mban disa rekorde botërore: ai është hoteli më i lartë në botë, me kullën më të lartë me një orë më të lartë absolute. Ora është më e madhja e fasadës ekzistuese dhe është e vendosur në zonën më të madhe të grataçelave në nivel botëror.

“Meca Royal Hotel Clock Tower”, Arabia Saudite

“THE FLORAL CLOCK”, NIAGARA PARKS – KANADA – Kjo është një orë e vërtetë në formë luleje, një nga më të bukurat në botë, e ndërtuar në vitin 1950. Ajo është e përbërë nga më shumë se 20 mijë lule dhe bimë sezonale, sipas një dizajni që është ndryshuar dy herë në vit.

“The Floral Clock”, Kanada

E. Abule

(gazeta-shqip.com)

You must be logged in to post a comment Login