10 ditët e fundit të Ramazanit dhe Nata e Kadrit, simpozium në Universitetin Bedër

 

Simpoziumi Beder (10)Qendra Kërkimore Zhvillimore për Studime Islame në Universitetin Bedër, organizoi paraditen e sotme (29 Korrik 2013) një simpozium mbi 10 ditët e fundit të ramazanit dhe Natën e Kadrit.

Programi filloi me këndimin e sures El Kadr nga Elton Karaj, profesor i teologjisë në këtë universitet. Më pas ai mbajti një referat ku foli rreth kuptimit të Natës së Kadrit, duke përmendur edhe ajetet dhe hadithet përkatëse për këtë natë.  Gjithashtu ai foli mbi vlerat e kësaj nate, ç’ndodh në këtë natë? dhe kur është nata e Kadrit?

“Nga vetë fjala Kadr: “Pozitë, nder, vlerë, madhështi”, kjo natë është e veçantë, sepse zoti e veçoi atë për umetin e profetit Muahemd a.s. dhe e bëri më të vlefshme së një mijë muaj dhe ne duhet ta kërkojmë me ngulm atë, në mënyrë që të përfitojmë prej mëshirës së Krijuesit të Gjithësisë”, theksoi z. Karaj.

Ndërkohë i pranishëm në këtë simpozium ishte edhe Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi i cili foli mbi mirësinë dhe rëndësinë e shfrytëzimit në adhurim të 10 ditëve të fundit të Ramazanit.

Në fjalën e tij z. Zaimi u shpreh se Zoti e ka krijuar universin,njeriun si manifestim të dashurisë së Tij duke na lënë kështu muajin e begatë të Ramazanit, si mëshirë dhe shpëtim për ne.

“Na ka lënë këtë dhjetë ditësh ku mundësia e të qenët të natës së Kadrit është shumë më e madhe dhe ku mirësitë shumëfishohen. Le ti shfrytëzojmë këto ditë të bekuara, t’i lutemi Zotit, t’i shtojmë adhurimet tona me namaz, Kuran,dua e dhikër, ta kërkojmë natën e Kadrit, natën e cila është me e vlefshme se një mijë muaj, le ti lutemi Zotit në këto ditë me lutjen që profeti na këshilluar “O Zot ti je falës, e do faljen, më fal mua”, u shpreh ndër të tjera Kancelari Zaimi.

Ai gjithashtu u shpreh se  “shtimi u bujarisë, sadakaja e fitrit, zekati, qoftë edhe një buzëqeshje është një sadaka dhe sadakaja në këto ditë ka një vlerë të shumë më të madhe, prandaj le ti bëjmë ato, le të falim sa më shumë dashuri, le të ndihmojmë nevojtarët , le t’i përulemi Krijuesit të Gjithëpushtetshëm”

Në përfundim panelistët i janë përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve.

/Drita Islame/

Simpoziumi Beder (9)

Simpoziumi Beder (3) 

Simpoziumi Beder (1) Simpoziumi Beder (2)  Simpoziumi Beder (4) Simpoziumi Beder (5) Simpoziumi Beder (6) Simpoziumi Beder (7) Simpoziumi Beder (8)

You must be logged in to post a comment Login